Tragjedi në Elbasan: 28-vjeçarja infermiere i jep fund jetës, lë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit mesditën e kësaj të marte. 28-vjeçarja Kladja Shuli, nënë e dy fëmijëve dhe infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të qytetit, ka ndërruar jetë në rrethana tragjike.

E reja dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati në lagjen “Visarion Xhuvani”, duke gjetur vdekjen në vend. Sipas burimeve, ajo banonte me qira në katin e dytë të të njëjtit pallat, por është ngjitur më lart, ku ka lënë xhupin dhe telefonin përpara se të kryente aktin fatal.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht ngjarjen, ndërsa pista kryesore e hetimit është depresioni. Lajmi i trishtë ka prekur familjarët, kolegët dhe miqtë e saj, të cilët e kujtojnë si një nënë të përkushtuar dhe një profesioniste të respektuar.

Lini një Përgjigje