
Një foto e publikuar në Instagram nga Redin Xheli ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, duke ngritur pikëpyetje nëse ai është i dashuri misterioz i Danja Kokës, konkurrentes aktuale të “Big Brother VIP”.
Në foto, Danja dhe Redini shfaqen së bashku në Dubai, duke shijuar momente relaksi. Ky detaj ka bërë që fansat të dyshojnë nëse Redini është personi që Danja ka përmendur si partnerin e saj që e pret jashtë shtëpisë së famshme.
Brenda “BBVIP”, Danja ka pohuar se ka dikë jashtë që e pret, por nuk ka zbuluar asnjë detaj specifik, duke lënë gjithçka në mister. Publikimi i kësaj fotoje ka ngjallur reagime të shumta .
