
Një deklaratë e bujshme ka ardhur së fundmi nga Shqipja Hysenaj, opinionistja e emisionit “Fun Club”, lidhur me një nga banoret më të përfolura të Big Brother VIP Albania, Valbona.
Gjatë një diskutimi live, Shqipja tha se ka informacione të sigurta që Valbona është në një marrëdhënie jashtë shtëpisë së BBVA.
“E kam të sigurt, nuk mund ta them me kë, por Valbona ka një marrëdhënie jashtë. Po luan shumë keq!” – deklaroi ajo, duke ngritur dyshime për sinqeritetin e Valbonës në lojë.
Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë reagime, përfshirë edhe një reagim të menjëhershëm nga motra e Valbonës. Në një koment publik, ajo kundërshtoi kategorikisht fjalët e Shqipes, duke thënë se Valbona nuk ka lënë pas një marrëdhënie të sinqertë jashtë shtëpisë.
“Nuk e di nga e ka marrë Shqipja këtë informacion, por Valbona është e ndershme dhe nuk ka asnjë lidhje jashtë. Këto janë thjesht spekulime!” – tha ajo.
Situata po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, teksa fansat e Valbonës dhe ndjekësit e BBVA po ndajnë mendime të ndryshme në rrjete sociale.
A është kjo thjesht një strategji loje apo një e vërtetë që pritet të zbulohet? Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo deklaratë në lojën e Valbonës brenda shtëpisë