Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku një krim brenda familjes ka përfunduar me humbjen e jetës së një 37-vjeçari.
Sipas informacioneve zyrtare, më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 18:50, në lagjen Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, shtetasi Hekuran Gjoni, 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij, Asim Gjoni, 37 vjeç. I riu u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të dy personat ndodheshin në gjendje të dehur kur ka ndodhur konflikti fatal. Pas njoftimit për ngjarjen, forcat e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar në Komisariat autorin e dyshuar, 74-vjeçarin Hekuran Gjoni.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të kësaj tragjedie familjare që ka tronditur opinionin publik.