Përmet – Ndërron jetë Baba Hekuran Nikollari, Dervishi i Teqesë së “Baba Aliut”

Baba Hekuran Nikollari, Dervishi i Teqesë së “Baba Aliut” në Alipostivan të Përmetit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e 3 shkurtit në moshën 60-vjeçare.

Sipas njoftimit të Policisë, trupi i tij u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune në ambientet e Teqesë. Ai u transportua në spitalin e Gjirokastrës, ku ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se humbi jetën për shkaqe natyrale.

Lajmi ka sjellë reagime dhe ngushëllime, mes tyre edhe nga presidenti Bajram Begaj, i cili vlerësoi Baba Hekuranin për kontributin e tij në forcimin e besimit dhe ndihmën ndaj të varfërve. “Ai e ktheu Teqenë e ‘Baba Aliut’ në një monument paqeje dhe solidariteti,” u shpreh Begaj.

Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa ceremonia mortore do të mbahet në Teqenë e “Baba Aliut” në Alipostivan.

Lini një Përgjigje