Izraeli do të hapë pikëkalimin e Rafahut në ditët e ardhshme

Izraeli do të hapë pikëkalimin e Rafahut në ditët e ardhshme

Pikat kryesore

  • Megjithatë, pikëkalimi do të hapet vetëm për palestinezët që duan të largohen nga territori.
  • “Dalja e banorëve përmes pikëkalimit të Rafahut do të lehtësohet përmes koordinimit me Egjiptin, pas miratimeve të sigurisë të bëra nga Izraeli dhe nën mbikëqyrjen e misionit të Bashkimit Evropian”, u tha në njoftim.
  • Megjithatë, në një njoftim të Shërbimit për informim shtetëror të Egjiptit u mohua koordinimi me Izraelin për hapjen e kufirit në Rafah në ditët në vijim.

Megjithatë, pikëkalimi do të hapet vetëm për palestinezët që duan të largohen nga territori. “Në përputhje me marrëveshjen e armëpushimin dhe nën udhëzimin e spektrit politik, pikëkalimi i Rafahut do të hapet në ditët në vijim ekskluzivisht për daljen e banorëve nga Rripi i Gazës për në Egjipt”, tha COGAT, që është autoritet përgjegjës për zbatimin e politikave izraelite në territoret palestineze. “Dalja e banorëve përmes pikëkalimit të Rafahut do të lehtësohet përmes koordinimit me Egjiptin, pas miratimeve të sigurisë të bëra nga Izraeli dhe nën mbikëqyrjen e misionit të Bashkimit Evropian”, u tha në njoftim. Megjithatë, në një njoftim të Shërbimit për informim shtetëror të Egjiptit u mohua koordinimi me Izraelin për hapjen e kufirit në Rafah në ditët në vijim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Transmetuesit kombëtarë e shqyrtojnë pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision mes kërcënimeve për bojkot SHBA mban sot bisedime me Ukrainën rreth planit të paqes SHBA-të pezullojnë aplikimet për emigrim për 19 shtete

Lini një Përgjigje