Pikat kryesore
- Festivali po përballet me një “moment vendimtar”, tha eksperti i Eurovisionit, Paul Jordan.
- Transmetues kombëtarë nga Sllovenia, Irlanda, Spanja dhe Holanda kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë festivalin, i cili mbahet në maj të vitit 2026 në Austri, nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë.
- Kundërshtarët e pjesëmarrjes së Izraelit përmendin shqetësimet për numrin e palestinezë të vrarëve në Gazë, që ka tejkaluar shifrën prej 70.000, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.
Organizatorët e garës vjetore të këngës, Eurovision, do të mblidhen sot për të biseduar dhe mbase për të votuar nëse Izraeli mund të marrë pjesë vitin e ardhshëm, pasi disa vende kanë kërcënuar se do të tërhiqen nëse ai nuk përjashtohet për shkak të luftës në Rripin e Gazës. Takimi në selinë e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) në Gjenevë do të shqyrtojë rregulla të reja, synimi i të cila është t’i dekurajojnë qeveritë dhe palët e treta nga promovimi i tepruar i këngëve për të ndikuar te votuesit, pas akuzave se Izraeli e ka fryrë padrejtësisht këngën e tij pjesëmarrëse këtë vit. Festivali po përballet me një “moment vendimtar”, tha eksperti i Eurovisionit, Paul Jordan. Transmetues kombëtarë nga Sllovenia, Irlanda, Spanja dhe Holanda kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë festivalin, i cili mbahet në maj të vitit 2026 në Austri, nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë. Kundërshtarët e pjesëmarrjes së Izraelit përmendin shqetësimet për numrin e palestinezë të vrarëve në Gazë, që ka tejkaluar shifrën prej 70.000, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës. Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga grupi militant palestinez Hamas në Izrael, ku u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 251 të tjerë. Hamasi është i organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera. Gjermania mund të tërhiqet dhe të mos e transmetojë Eurovisionin nëse Izraeli nuk lejohet të marrë pjesë. Transmetuesi gjerman ARD nuk ka komentuar, ndërsa transmetuesi austriak, ORF, dëshiron që Izraeli të marrë pjesë. Transmetuesi publik izraelit KAN tha se po përgatitet për garën e vitit të ardhshëm dhe se së shpejti do t’i publikojë ndryshimet në procesin e përzgjedhjes së këngës që do ta përfaqësojë Izraelin. KAN tha se do të paraqesë qëndrimin e tij në rast të përjashtimit të mundshëm në takim. Eurovision është garë në të cilën këngëtarë nga vende të ndryshme të Evropës, dhe disa përtej saj, garojnë nën flamurin kombëtar me synimin për t’u kampionë të kontinentit, një lloj Olimpiade e muzikës pop. Është gjithashtu një arenë ku shpesh pasqyrohen politika dhe rivalitete rajonale. Rusia u përjashtua nga Eurovisioni pasi e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Eurovision 2025, Shqipëria kualifikohet/ Rama: “Zjerm” në finalen e 17 majit Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision 12-vjeçarja nga Gjirokastra do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion: Mesazhi i këngës, të mbrojmë natyrën