Presidenti Bajram Begaj ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Në 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kreu i shtetit theksoi angazhimin e tyre në misione dhe operacione ndërkombëtare, duke na bërë krenarë.
Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.