Ishte një bisedë shumë e ngrohtë”: Profesori amerikan tregon pse e takoi Thaçin

Ishte një bisedë shumë e ngrohtë”: Profesori amerikan tregon pse e takoi Thaçin

Pikat kryesore

  • Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka treguar arsyet se pse e ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.
  • Ai nuk ka dhënë shumë detaje nga biseda e tij me Thaçin, por ka thënë ka thënë takimi ishte i ngrohtë.
  • Në një intervistë për Tëvë1, ai ka thënë se me Thaçin gjithnjë ka pasur raporte të mira.

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka treguar arsyet se pse e ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë. Ai nuk ka dhënë shumë detaje nga biseda e tij me Thaçin, por ka thënë ka thënë takimi ishte i ngrohtë. Në një intervistë për Tëvë1, ai ka thënë se me Thaçin gjithnjë ka pasur raporte të mira. “Vendosa të shkoj sepse unë dhe presidenti Thaçi kishim pasur shumë biseda të mira ndër vite. Ai ishte treguar shumë i sjellshëm me mua kur e vizitova në Prishtinë, dhe gjithashtu jemi takuar shpesh në Uashington. Ne njiheshim që menjëherë pas luftës. Edhe pse kemi pasur mospajtime të forta lidhur me çështjen e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, mendova se kishte ardhur koha për të ripërtërirë marrëdhëniet me të dhe gjithashtu të mësoja më shumë për tribunalin”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera. “Po ashtu, kalova pak kohë me përfaqësuesin për çështje publike të gjykatës. Presidenti Thaçi ishte shumë miqësor dhe mikpritës. Në fakt, ai duhej ta kërkonte vetë takimin. Fillimisht e kërkova unë, por gjykata më informoi se kërkesa duhej të vinte prej tij. Kështu që ai e bëri këtë, dhe unë nuk do të diskutoj se çfarë thamë me njëri-tjetrin. Do të them vetëm që ishte një bisedë shumë e ngrohtë, që pasqyronte marrëdhënien e thellë dhe të qëndrueshme që kemi pasur ndër vite”, është shprehur Serwer. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/31/2025 09:15 Horoskopi i Paolo Fox për sot – Parashikimet për të gjitha shenjat 10/31/2025 09:12 Arrestohet një shtetas serb në Prishtinë, ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar 10/31/2025 09:08 Vodhi stoli në vlerë të 10 mijë eurove në një shtëpi në Ferizaj, arrestohet i dyshuari 25-vjeçar

Lini një Përgjigje