Ish punonjësi tregtonte produkte dentare në emër të kompanisë/ Tiranë, përfitoi 12 mijë…

Ish punonjësi tregtonte produkte dentare në emër të kompanisë/ Tiranë, përfitoi 12 mijë…

Pikat kryesore

  • Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K.
  • Nga kjo veprimtari e kundërligjshme, 27-vjeçari dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash (të dokumentuara deri tani, rreth 12 000 euro).
  • Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të përfaqësuesve të një kompanie dentare, se një shtetas i paautorizuar prej tyre, ish punonjës në këtë subjekt, vijonte të blinte dhe të shiste produkte në emër të kompanisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Reputacioni”. Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka mashtruar furnitorë të produkteve dentare, duke u prezantuar si përfaqësues i kompanisë në këtë fushë, në të cilën kishte punuar më parë, për të blerë produkte, të cilat më pas i shiste në klinika. Nga kjo veprimtari e kundërligjshme, 27-vjeçari dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash (të dokumentuara deri tani, rreth 12 000 euro). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kryeministri Rama për Politico: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin e Tik Tok I akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike/ Kapet pas një viti në Mal të Zi 31-vjeçari shqiptar VIDEO/ Tritol makinës në Selitë të Vogël, pamje nga vendi i ngjarjes

Lini një Përgjigje