Pikat kryesore
- Kombëtarja e Kosovës do të luajë dy ndeshje shumë me rëndësi në muajin nëntor, fillimisht në udhëtim ndaj Sllovenisë me 15 nëntor, e më pas ndaj Zvicrës me 18 nëntor në “Fadil Vokrri”.
- Ish portieri i Kosovës, Bledar Hajdini beson se Kosova mund të arrijë “Play Offin”e Kupës së Botës 2026, pasi “Dardanët” janë në formë mjaft të mirë.
- “Pa dyshim se është e arritshme, derisa kemi arritur deri në këtë pikë dhe, duke marrë parasysh 7-8 ndeshjet e fundit të kombëtares sonë, jemi në një formë mjaft të mirë.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë dy ndeshje shumë me rëndësi në muajin nëntor, fillimisht në udhëtim ndaj Sllovenisë me 15 nëntor, e më pas ndaj Zvicrës me 18 nëntor në “Fadil Vokrri”. Ish portieri i Kosovës, Bledar Hajdini beson se Kosova mund të arrijë “Play Offin”e Kupës së Botës 2026, pasi “Dardanët” janë në formë mjaft të mirë. “Pa dyshim se është e arritshme, derisa kemi arritur deri në këtë pikë dhe, duke marrë parasysh 7-8 ndeshjet e fundit të kombëtares sonë, jemi në një formë mjaft të mirë. Shpresoj që në Slloveni të dalim me 3 pikë”, tha fillimisht Bledar Hajdini për ‘GazetaBlic Sport’. Në ndeshjen ndaj Sllovenisë do të mungojë portieri i parë i Kosovës, Aro Muric, i cili është i pezulluar shkaku i kartonëve. Sipas Hajdinit, Bekajt mund të startojë në këtë duel, pasi ka bërë paraqitje të mira në ndeshjet e fundit. “Mungesa e Aros padyshim është një mungesë e madhe, por duke i ditur edhe kapacitetet e portierëve të tjerë, besoj se do ta zëvendësojnë mirë. E kam përcjellë Visarin në ndeshjet e fundit me ekipin e tij dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira, kështu që mendoj se do të startojë Visar Bekaj”, vazhdoi Hajdini. Në fund, Hajdini tha se në këto dy duele, Kosova mund të marrë 4 pikë. “🎉 Për Festat e Nëntorit, ju ftojmë të kaloni një fundjavë me atmosferë shqiptare, relaks dhe shije Çdo stinë sjell mundësi të reja, por vjeshta është ajo që na fton të ndalemi, të reflektojmë 11/12/2025 17:31 Berat Gjimshiti: Do bëjmë gjithçka për 3 pikët ndaj Andorrës 11/12/2025 17:16 Ish portieri i Kosovës, Bledar Hajdini: Pres katër pikë nga dy ndeshjet e ardhshme, jemi në formë të mirë 11/12/2025 16:38 Fantastike: Gjyqtarja kosovare, Florentina Kallaba arrin në Filipine, do të gjykojë në Kampionatin Botëror të Futsallit për Femra