Ipeshkvi i Vaut të Dejës ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare

Ipeshkvi i Vaut të Dejës ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare

Pikat kryesore

  • Sipas burimeve 52 vjeçari ka pësuar një goditje nga tensioni i lartë dhe në mënyrë të papritur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
  • Simon Kulli në 2016 u emërua si administrator i dioqezës së Sapës në Vau Dejës ndërsa në 2017 Papa e emëroi ipeshkëv të asaj dioqeze.
  • Simon Kulli zëvendësoi imzot Luçiano Avgustinin i cili edhe ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundje të rëndë.

Ndahet nga jeta ipeshkvi i Vau Dejës Simon Kulli. Sipas burimeve 52 vjeçari ka pësuar një goditje nga tensioni i lartë dhe në mënyrë të papritur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Simon Kulli në 2016 u emërua si administrator i dioqezës së Sapës në Vau Dejës ndërsa në 2017 Papa e emëroi ipeshkëv të asaj dioqeze. Simon Kulli zëvendësoi imzot Luçiano Avgustinin i cili edhe ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundje të rëndë. Kisha katolike e Shqipërisë pritet që të dalë me njoftime zyrtare për ceremoninë e varrimit dhe më pas do të mendohet për drejtuesin e ri të asaj dioqeze. Simon Kulli shërbeu me shumë përkushtim për 9 vite me radhë duke ia kushtuar jetën Zotit si dhe besimtarëve.

Lini një Përgjigje