INSTAT publikon shifrat: Aksidentet u ulën me 16.5 për qind në periudhën janar-tetor,…

INSTAT publikon shifrat: Aksidentet u ulën me 16.5 për qind në periudhën janar-tetor,…

Pikat kryesore

  • Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave që janë ende paraprake tregojnë se vetëm në tetor 2025 janë regjistruar 116 aksidente rrugore, nga të cilët 164 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).
  • Në shumicën e rasteve shkak për aksidentin duket se është sjellja që drejtuesit e mjeteve kanë në timon ndërkohë që jo në pak raste duket se shkak janë bërë edhe këmbësorët.
  • Grupmosha që mban peshën më të madhe të aksidenteve të shkaktuara është ajo mes 24-35 vjeç.

INSTAT publikon shifrat: Aksidentet u ulën me 16.5 për qind në periudhën janar-tetor, grupmosha më problematike mbetet 25-34 vjeç Aksidentet rrugore u ulën me 18.3 për qind gjatë muajit tetor ndërkohë që si 10 mujor kjo ulja ishte në nivelin 16.5 për qind. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave që janë ende paraprake tregojnë se vetëm në tetor 2025 janë regjistruar 116 aksidente rrugore, nga të cilët 164 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Në shumicën e rasteve shkak për aksidentin duket se është sjellja që drejtuesit e mjeteve kanë në timon ndërkohë që jo në pak raste duket se shkak janë bërë edhe këmbësorët. Grupmosha që mban peshën më të madhe të aksidenteve të shkaktuara është ajo mes 24-35 vjeç. “Në muajin Tetor 2025, aksidentet rrugore, në 81,0% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila përbën 25,9% të numrit total të aksidenteve Në muajin Tetor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Premte me 19,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 8,6%.

Lini një Përgjigje