Imri Ahmeti premton investime në sport e subvencione për sportistët lipjanas

Imri Ahmeti premton investime në sport e subvencione për sportistët lipjanas Kreu i Lipjanit dhe kandidati për kryetar, Imri Ahmeti, ka vizituar sot Shkollën e Futbollit “Lipjani 01”.

Ahmeti ka thënë se qeverisja e LDK-së do të vazhdoje me përkrahje, përveç palestrës edhe me stadiume dhe fusha të vogla dhe me rritjen e subvencioneve për sportistët lipjanas.

Sot në mëngjes vizitova Shkollën e Futbollit “Lipjani 01”.

Ishte kënaqësi e veçantë të shoh fëmijët duke ushtruar me pasion dhe duke ndjekur ëndrrat e tyre sportive.

Sporti është forcë, disiplinë dhe shpresë për të ardhmen.

Për këtë arsye kemi investuar vazhdimisht në infrastrukturën sportive dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Përgëzoj menaxhmentin e Klubut Futbollistik “Lipjani 01” për sukseset e arritura.

Ne do të jemi gjithmonë në mbështetje të sportistëve tanë.

Përveç palestrës sportive në Lipjan, stadioneve dhe fushave të vogla sportive, do të vazhdojmë edhe me rritjen e subvencioneve për sportistët lipjanas.

Imri Ahmeti premton investime në sport e subvencione për sportistët lipjanas Bajrami kthehet në Kuvend pasi ishte nisur për shtëpi për t’iu përgjigjur Muratit e Haxhiut: Kusari-Lila ka folur me Radojçiqin PDK: Kuvendi nuk është konstituar, s’marrim pjesë në mbledhjen e thirrur të Kryesisë Lulzim Peci: “Republika e Tretë” po merr formë përmes arbitraritetit të VV-së Bajrami: Për Emilia Rexhepin kemi votuar aksidentalisht, LDK ishte për votim në pako të nënkryetarëve

Lini një Përgjigje