Bajrami kthehet në Kuvend pasi ishte nisur për shtëpi për t’iu përgjigjur Muratit e Haxhiut: Kusari-Lila ka folur me Radojçiqin Shefja e Grupit Parlamentar të LDk-së, Hykmete Bajrami, është kthyer përsëri në Kuvend pasi ishte nisur në shtëpi, për t’iu përgjigjur akuzave të bëra nga Hekuran Murati e Alublena Haxhiu kinse partitë e ish-opozitës po bashkëpunojnë me Listën Serbe. Bajrami ka shkruar se pasi ka dëgjuar Muratin e Haxhiun të flasin me një gjuhë të tillë, është kthyer nga rruga dhe për herë të dytë iu është drejtuar qytetarëve. Ajo i ka quajtur si hipokritë Muratin e Haxhiun dhe ka rikujtuar se ka qenë Mimoza-Kusari Lila ajo e cila ka folur në telefon me Millan Radojçiqin. “Është hipokrizi me dalë para mediave, 2 eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe me apostrofu partitë tjera që kinse na jemi me Listën Serbe, ndërkohë që janë përgjimet e Mimoza Kusarit duke qenë shefe e 58 deputetëve me Listën Serbe dhe me Milan Radojçiqin”, ka thënë Bajrami. Imri Ahmeti premton investime në sport e subvencione për sportistët lipjanas Bajrami kthehet në Kuvend pasi ishte nisur për shtëpi për t’iu përgjigjur Muratit e Haxhiut: Kusari-Lila ka folur me Radojçiqin PDK: Kuvendi nuk është konstituar, s’marrim pjesë në mbledhjen e thirrur të Kryesisë Lulzim Peci: “Republika e Tretë” po merr formë përmes arbitraritetit të VV-së Bajrami: Për Emilia Rexhepin kemi votuar aksidentalisht, LDK ishte për votim në pako të nënkryetarëve
Bajrami kthehet në Kuvend pasi ishte nisur për shtëpi për t’iu përgjigjur Muratit e Haxhiut: Kusari-Lila ka folur me Radojçiqin