I vogël sa një…”/ Gruaja e Mirit shpërthen ndaj Ledion Liços dhe produksionit ()

I vogël sa një…”/ Gruaja e Mirit shpërthen ndaj Ledion Liços dhe produksionit ()

Pikat kryesore

  • Përmes disa postimeve në InstaStory, ajo ka shprehur revoltën e saj për mënyrën se si po trajtohet Miri gjatë spektakleve, sidomos në përballjet me Selinën.
  • Në postimin e parë, ajo përdor tone të ashpra dhe ironike, duke e quajtur moderatorin “Ledion i vogël sa ni gogël” dhe e akuzon formatin për promovim të antivlerave, drejtësisë selektive dhe nepotizmit.
  • Sipas Rabeas, dinamikat e krijuara në shtëpi janë të bazuara tek interesi, duke theksuar se Selina po nxirret “e larë e shpëlarë” me ndihmën e Ledionit dhe opinionistit Arbër Hajdari, duke i hedhur hi syve publikut.

Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke dalë në mbrojtje të të shoqit dhe duke lëshuar akuza të forta drejtuar produksionit të “Big Brother VIP Albania”, e në veçanti moderatorit Ledion Liço. Përmes disa postimeve në InstaStory, ajo ka shprehur revoltën e saj për mënyrën se si po trajtohet Miri gjatë spektakleve, sidomos në përballjet me Selinën. Në postimin e parë, ajo përdor tone të ashpra dhe ironike, duke e quajtur moderatorin “Ledion i vogël sa ni gogël” dhe e akuzon formatin për promovim të antivlerave, drejtësisë selektive dhe nepotizmit. Sipas Rabeas, dinamikat e krijuara në shtëpi janë të bazuara tek interesi, duke theksuar se Selina po nxirret “e larë e shpëlarë” me ndihmën e Ledionit dhe opinionistit Arbër Hajdari, duke i hedhur hi syve publikut. Ajo ankohet se sa herë Miri përpiqet të flasë apo të tregojë të vërtetën e tij, ai vihet nën shënjestrën e sulmeve. “Nuk e ndaloni. Sa flet Miri, sulm. Boll më !” shkruan ajo e revoltuar. Në një postim të dytë, Rabea bën një analizë më të gjerë të shoqërisë dhe vlerave që po promovohen, duke u mbështetur në një referencë nga Dostojevski. Ajo kritikon ashpër fenomenin e vlerësimit të njerëzve bazuar në numrin e ndjekësve në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje