I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit…

I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit…

Pikat kryesore

  • Aeroporti i Berlinit do të vijojë të jetë i mbyllur edhe këtë të premte (6 shkurt) për shkak të akullit të zi që mbizotëron atje si pasojë e të ftohtit ekstrem që ka “mbërthyer” Gjermaninë.
  • Zëdhënësja e aeroportit ka deklaruar se asnjë avion nuk mund të ngrihet apo ulet në pistë.
  • “ Për shkak të akullit të zi dhe shiut të ngrirë që vazhdon, aktualisht nuk është e mundur të ngrihet ose të ulet në Aeroportin e Berlinit” , shpjegoi zëdhënësja.

Aeroporti i Berlinit do të vijojë të jetë i mbyllur edhe këtë të premte (6 shkurt) për shkak të akullit të zi që mbizotëron atje si pasojë e të ftohtit ekstrem që ka “mbërthyer” Gjermaninë. Zëdhënësja e aeroportit ka deklaruar se asnjë avion nuk mund të ngrihet apo ulet në pistë. “ Për shkak të akullit të zi dhe shiut të ngrirë që vazhdon, aktualisht nuk është e mundur të ngrihet ose të ulet në Aeroportin e Berlinit” , shpjegoi zëdhënësja. Ajo shtoi se ekipet tokësore të aeroportit bënë përpjekje gjatë natës për të shkrirë akullin në pistën e aeroportit dhe në zona të tjera ku ata operojnë, por pa sukses dhe sipërfaqet aktualisht janë jashtëzakonisht të rrëshqitshme. Mbetet e paqartë se kur do të jetë në gjendje të rifillojnë fluturimet. Fluturimet dhe uljet në aeroport u pezulluan që nga mbrëmja e djeshme (5 shkurt).

Lini një Përgjigje