Pikat kryesore
- Publiku shqiptar është përballur këto ditë me dy ngjarje të forta, të cilat kanë lidhje me drejtësinë, trajtimin e saj nga ana e shtetit shqiptar, por që kohët e fundit kanë shkaktuar debat publik!
- Bëhet fjalë për kërkesën e shoqatës së gjyqtarëve, të cilët kanë kërkuar rritje astronomike të pagës së tyre mujore!
Publiku shqiptar është përballur këto ditë me dy ngjarje të forta, të cilat kanë lidhje me drejtësinë, trajtimin e saj nga ana e shtetit shqiptar, por që kohët e fundit kanë shkaktuar debat publik! Bëhet fjalë për kërkesën e shoqatës së gjyqtarëve, të cilët kanë kërkuar rritje astronomike të pagës së tyre mujore! Një kërkesë e tillë ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar një përpjekje për t’iu imponuar qeverisë, e cila përcakton buxhetin për pagat, përpjekje kjo përmes vendimeve të gjyqësorit, që për të është e papranueshme! Për më tepër që kreu i qeverisë shqiptare e ka cilësuar këtë kërkesë si absurde, ndërsa është shprehur se gjyqtarët nuk kanë qënë në lartësinë e ligjit për kryerjen e punës së tyre, aq shumë e ndërlidhur dhe me integrimin e Shqipërisë në BE. Madje Rama ka pyetur këtë shoqatë, nëse “për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë e kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, duke na renditur si dele të zezë në bisht të kontinentit europian dhe kthyer në subjekt publik shqetësimi të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!” Kjo ka sjellë një përplasje të fortë, duke përfshirë në debat jo vetëm publikun dhe opozitën, por edhe shoqatën e prokurorëve, të cilët janë vënë në mbështetje të gjyqtarëve që kërkojnë paga astronomike, në kundërshtim me skemën e rrogave në Shqipëri, duke përmbysur tërë piramidën e pagave e duke dalë madje dhe mbi Presidentin e Republikës!