Rama, i pari që rrëzoi marrëveshjen detare dhe shtroi çështjen e Çamërisë”, Minxhozi: BE…

Rama, i pari që rrëzoi marrëveshjen detare dhe shtroi çështjen e Çamërisë”, Minxhozi: BE…

Pikat kryesore

  • Analisti Skënder Minxhozi vlerëson se qasja e kryeministrit Rama ndaj Greqisë ka qenë e ndryshme në kohë dhe e lidhur ngushtë me zhvillimet politike dhe marrëveshjet e diskutueshme mes dy vendeve.
  • Analisti shtoi se Rama kryetari i parë që rrëzoi një marrëveshje detare apo guxoi për çështjen e Çamërisë.
  • Sipas Minxhozit, referuar rastit Beleri, BE ka kërkuar që mosmarrëveshjet të zgjidhen drejtpërdrejt mes palëve duke mos mbështetur Greqinë dhe kartën e saj.

Analisti Skënder Minxhozi vlerëson se qasja e kryeministrit Rama ndaj Greqisë ka qenë e ndryshme në kohë dhe e lidhur ngushtë me zhvillimet politike dhe marrëveshjet e diskutueshme mes dy vendeve. Analisti shtoi se Rama kryetari i parë që rrëzoi një marrëveshje detare apo guxoi për çështjen e Çamërisë. Sipas Minxhozit, referuar rastit Beleri, BE ka kërkuar që mosmarrëveshjet të zgjidhen drejtpërdrejt mes palëve duke mos mbështetur Greqinë dhe kartën e saj. “Është optimizëm protokollar; Rama është një person i ndryshëm politik, të paktën në raport me Greqinë. Aq sa e lejon protokolli, në elemente në dukje diplomatike siç është veshja, ai nuk ishte i veshur ashtu siç ishte tek Meloni apo diku tjetër. Në raport me Greqinë është kryetari i partisë që rrëzoi një marrëveshje detare. Rama ka qenë i pari kryeministër që ka guxuar; kur Meta përmendi pronat në Çamëri, ndërkohë Rama në 2013 me ministrin Ditmir Bushati e futi në program. Rama është i tillë sepse vetë marrëdhëniet shqiptaro-greke janë të tilla. Sot një emigracion ekonomik në Greqi e ke në një masë shumë të madhe, me pasaporta greke dhe të integruar atje, dhe nuk i mbush dot autobusët t’i sjellësh në Shqipëri. Sa i përket pedalit të dytë të presionit, ai i integrimit europian, Beleri nga Mitsotakis është i kaluar, sepse në 2023 Greqia e luajti fort këtë kartë. Ka qenë hera e parë kur europianët artikuluan frazën “çështjet dypalëshe zgjidhini vetë”; një demarsh grek për të bllokuar Shqipërinë mori një përgjigje negative.” , tha Minxhozi. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rrokadë në Policinë e Shtetit/ Hita emëron ndryshime tek Operacionalja, Antiterrori dhe në drejtori Vizita e Ramës në Athinë/ Gazetari: Protokolli i bashkëpunimit u anulua nga grekët Takimi Rama–Mitsotakis / Muça: Mesazh politik për konsum të brendshëm! Mjeshtërisht ndërtuan një agjendë që të flitet për ta!

Lini një Përgjigje