Pikat kryesore
- TIRANË- Politologia Arsejda Gjyli e ftuar në emisionin “Real Story” ka komentuar takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek Kyriakos Mitsotakis, i mbajtur të mërkurën në Athinë.
- Ajo ka vënë theksin edhe te rëndësia e Samitit Ekonomik të Delphit, duke e cilësuar atë si një ngjarje me peshë të veçantë për Shqipërinë.
- Sipas saj, pjesëmarrja e kryeministrit Rama duhet parë si një moment i rëndësishëm për rolin e Shqipërisë, si në aspektin ekonomik dhe politik, ashtu edhe në kontekstin e integrimit europian.
TIRANË- Politologia Arsejda Gjyli e ftuar në emisionin “Real Story” ka komentuar takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek Kyriakos Mitsotakis, i mbajtur të mërkurën në Athinë. Ajo ka vënë theksin edhe te rëndësia e Samitit Ekonomik të Delphit, duke e cilësuar atë si një ngjarje me peshë të veçantë për Shqipërinë. Sipas saj, pjesëmarrja e kryeministrit Rama duhet parë si një moment i rëndësishëm për rolin e Shqipërisë, si në aspektin ekonomik dhe politik, ashtu edhe në kontekstin e integrimit europian. Gjyli nënvizon gjithashtu rëndësinë e qëndrimit të Shqipërisë të hapur ndaj negociatave dhe adresimit të çështjeve të mbetura pezull, të cilat kërkojnë zgjidhje përmes negociatave specifike. “Ky takim dhe mospërgatitja e Ramës për një takim zyrtar, duke fajësuar indirekt protokollin, mbase ka ardhur edhe si një takim i papërgatitur paraprakisht. Ose është nisur si një takim joprotokollar dhe ka përfunduar në një takim pak më protokollar. Rëndësia dhe pesha e Samitit Ekonomik të Delphit është pika kryesore ku ne duhet të kapemi dhe duhet ta shikojmë prezencën e kryeministrit Rama aty si një moment të rëndësishëm për rolin e Shqipërisë, peshën ekonomike dhe politike që ka ky samit, si dhe peshën e Shqipërisë në Ballkan dhe Europë sa i takon procesit të integrimit. Qëndrimi i Shqipërisë e hapur për t’u futur në bisedime dhe për të sheshuar ato që konsiderohen problematike të mbetura pezull, që kërkojnë negocim specifik”, tha ajo. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Koloneli: Qëndrimi i Iranit nuk është i unifikuar/ Krisafi: Trump kërkon ‘dorëzim’ të plotë ose të pjesshëm të Iranit “Kalkulimet e brendshme bëjnë që problemet të mos zgjidhen”, Minxhozi: Rama dhe Mitsotakis kanë arsye të jenë të kënaqur nga takimi “Ne nuk përfitojmë”, gazetari: Rama s’është hera e parë që ia jep një dorë Mitsotakis në betejat elektorale