/ I dogji automjetin luksoz një shtetasi, arrestohet 39-vjeçari. Momenti kur largohet…

/ I dogji automjetin luksoz një shtetasi, arrestohet 39-vjeçari. Momenti kur largohet…

Pikat kryesore

  • TIRANË- Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se dogji automjetin me vlerë rreth 100 000 euro, të një 44-vjeçari.
  • Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”.
  • Gjithashtu janë sekuestruar veshjet që mbante 39-vjeçari, Erges Shegani kur kreu krimin.

TIRANË- Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se dogji automjetin me vlerë rreth 100 000 euro, të një 44-vjeçari. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”. Sipas policisë dyshohet për motive të dobëta. Gjithashtu janë sekuestruar veshjet që mbante 39-vjeçari, Erges Shegani kur kreu krimin. “Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip “Audi” në pronësi te shtetasit44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shqipëria sot me Kasandra Palin, (10/12/2025) Dosja me 43 faqe / Kur Enver Hoxha i kërkoi Titos bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë Kuzhina italiane në UNESCO/ Meloni: Nderon identitetin tonë! Kulturë, traditë, punë dhe pasuri

Lini një Përgjigje