Pikat kryesore
- Ishte ende i panjohur atëherë Matvej Safonov, një portier rus vetëm 20-vjeçar, i cili i priti penallti Bernard Berishës, ndonëse në të njëjtën ndeshje të Premier Ligës së Rusisë u ndëshkua prej tij.
- Ish-ylli kuqezi dhe i Skënderbeut, me origjinë nga Kosova, shënoi me gjysmëroveshatë në sfidën Ahmat-Krasnodar në 2019.
- Ky Safonov, tashmë 26 vjeç, u bë heroi i madh i Paris SG që fitoi Kupën Interkontinentale në finalen e vështirë ndaj Flamengos së Brazilit.
Në karrierë ka pasur punë edhe me një shqiptar. Ishte ende i panjohur atëherë Matvej Safonov, një portier rus vetëm 20-vjeçar, i cili i priti penallti Bernard Berishës, ndonëse në të njëjtën ndeshje të Premier Ligës së Rusisë u ndëshkua prej tij. Ish-ylli kuqezi dhe i Skënderbeut, me origjinë nga Kosova, shënoi me gjysmëroveshatë në sfidën Ahmat-Krasnodar në 2019. Ky Safonov, tashmë 26 vjeç, u bë heroi i madh i Paris SG që fitoi Kupën Interkontinentale në finalen e vështirë ndaj Flamengos së Brazilit. Gardiani rus priti katër nga pesë penalltitë e gjuajtura nga kundërshtarët, edhe pse gjatë kohës së rregullt u mposht nga 11 metra nga Zhorzhinjo. Me këtë heroizëm, ai barazoi rekordin e legjendës së Rumanisë dhe të Steauas së Bukureshtit, Helmut Dukadam, që priti katër penallti në finalen e Championsit në Sevilje në 1986, fituar 2-0 ndaj Barcelonës pas 11-metërshave. Ndryshimi i vetëm është që i ndjeri Dukadam i priti të katër gjuajtjet, dhe nuk ishte nevoja të provohej e pesta. Safonov e pësoi një gol, pikërisht në nisje të serisë së penalltive, dhe pastaj priti katër. Në karrierë ka gjithsej 13 11-metërsha të ndaluar, nga të cilët 9 gjatë kohës së rregull, dhe mesatarja është shumë e lartë, gati 29 për qind. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!