Pikat kryesore
- Ky është konkluzioni i së përditshmes “Marka” të Madridit pasi Reali fitoi 3-2 dhe u kualifikua në Kupën e Mbretit.
- I vëzhguari është trajneri Shabi Alonso, i cili erdhi me shumë shpresë në qershor, por që ende nuk po bind.
- Të tilla rezultatet, dhe të tilla opinionet mediatike në Spanjë.
Mbetet nën vëzhgim. Ky është konkluzioni i së përditshmes “Marka” të Madridit pasi Reali fitoi 3-2 dhe u kualifikua në Kupën e Mbretit. I vëzhguari është trajneri Shabi Alonso, i cili erdhi me shumë shpresë në qershor, por që ende nuk po bind. Të tilla rezultatet, dhe të tilla opinionet mediatike në Spanjë. Reali ia doli me një fitore të vogël, dhe jo aq të lehtë në fushën e një ekipi të kategorisë së tretë, siç është Talavera. Shpëtimtari ishte Kilian Mbape që shënoi dy gola, duke arritur në 58 këtë vit. Kapiteni i Francës është vetëm një gol larg barazimit të rekordit të Realit, me 59 rrjeta në një vit kalendarik vendosur nga Kristiano Ronaldo në 2013. Do të ketë mundësi të tentojë parakalimin ndaj Seviljes. Gjithsesi, përtej Mbapesë, Madridi ishte dramë. Talavera u përgjigj me golat nga Arrojo dhe Di Renco në minutat e fundit, dhe e mbylli në portë rivalin e frikshëm. Yjet merenges kanë ndeshjen e fundit të vitit në 20 dhjetor ndaj Seviljes në “Santiago Bernabeu” për La Ligën, e pastaj bëjnë disa ditë pushim. Gjithsesi, faza e dytë e sezonit pritet edhe më e vështirë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “El Clasico” është i Real/ Madrilenët kthehen te triumfi, Barcelona dorëzohet 2-1 Futbollisti i parë miliarder/ Cristiano Ronaldo hyn në histori, 1.2 miliard euro pasuri Real “vjen” në Shqipëri/ Kryeministri shqiptar në tribunë me presidentin Florentino Perez