Pikat kryesore
- Paris SG, skuadra që fitoi titullin në Francë dhe atë në Champions, u bë edhe triumfuese në edicionin e dytë të Kupës Interkontinentale.
- Ky trofe, një nga shpikjet e shumta të FIFA-s u pronësua për herë të dytë nga një skuadër europiane, pasi vjet e mori Reali.
- PSG ia doli vetëm pas penalltive ndaj Flamengos së Brazilit, që është kampionia e Amerikës Latine.
Jo më kot është kampione e Europës. Paris SG, skuadra që fitoi titullin në Francë dhe atë në Champions, u bë edhe triumfuese në edicionin e dytë të Kupës Interkontinentale. Ky trofe, një nga shpikjet e shumta të FIFA-s u pronësua për herë të dytë nga një skuadër europiane, pasi vjet e mori Reali. PSG ia doli vetëm pas penalltive ndaj Flamengos së Brazilit, që është kampionia e Amerikës Latine. Francezët kaluan në epërsi kur shënoi Kviça Kvarackelia në 38’, por brazilianët nuk u dorëzuan. Zhorzhinjo barazoi për fituesin e Kupës Libertadores me penallti në 62’. Më pas asnjë nuk ndryshoi, edhe pse Dembele pati mundësi për parizianët. Në stadiumin “Ahmad bin Ali” në Al Rajan të Katarit, fituesi i trofeut u vendos pas serisë së penalltive. Heroi ishte portieri rus, Matvej Safonov, I cili priti katër penallti të gjuajtura nga brazilianët, duke barazuar rekordin e ish-portierit të Steauas së Bukureshtit, Helmut Dukadam, që priti 4 penallti në finalen e Championsit në 1986 ndaj Barcelonës. PSG fitoi 2-1 pas 11-metërshave. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Paris SG, fitore kampionësh/ Skuadra franceze nuk zhgënjen në Champions, mund 5-3 Tottenham Paris SG “bëhet” Real/ Kampionia e Europës, 12 fitore në Champions në vitin 2025 Kampionët zbresin në fushë/ Champions, Paris SG e nis me provën kundër Atalanta