Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme dje duke ndaluar çdo veprim nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës pas ankesës së Listës Serbe.
Gjykata ka urdhëruar që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.
“TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë”, thuhet në vendimin e saj raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me këtë vendim ka folur për “Gazeta Blic”, politikani dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti.
Haliti tha se në demokraci dhe në një shtet të përgjegjshëm e të së drejtës askush s’ka të drejtë t’i kundërshtojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Por sipas Halitit, meqë kjo Gjykatë disa herë ka bërë shkelje, ka ardhur koha që ndaj gjyqtarëve të kësaj Gjykate të ushtrohet procesi i ri i përzgjedhjes.
“Në demokraci dhe në një shtet të përgjegjëshëm e të së drejtes, askush s’ka të drejtë të kundërshtoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Por meqë Gjykata Kushtetuese herë pas here e në kontinuitet ka bërë vetë shkelje, atëherë edhe vetëvetiu krijohet linja kundërshtuese ndaj vendimeve të saj.Është koha që ndaj gjyqtarëve te Gjykates Kushtetuese, të ushtrohet proces i ri i përzgjedhjes së tyre duke aplikuar procedura të rrepta në procesin e besueshmërisë gjatë aplikimit e përzgjedhjes së tyre” tha Haliti për “Gazeta Blic”.
Ai potencoi se çdo vendim i kësaj, Gjykate, gjithsesi duhet të zbatohet.
Haliti me ironi thotë se tashmë Kosova në vend të ‘Republikës Parlamentare të jetë Republikë e Gjykates Kushtetuese’.
“Vendimi duhet të zbatohet, sepse duke qenë në vend të Republikës Parlamentare, ‘Republikë e Gjykates Kushtetuese’, gjithsesi duhet zbatuar ky vendim.Duhet zbatuar sepse ska pajtueshmëri të partive parlamentare, dhe një parti me status të veçantë e të garantuar ndërkombëtarisht ka bërë ankimim që i janë shkelur të drejtat e saj.
Dhe nëse kështu konstatohet, përgjegjësit duhet të mësojnë nga veprimet e ish Presidentit, Fatmir Sejdiu.
Dorëheqja për ata ose ate që shkelë Kushtetuten, në demokraci dhe në një shtet të së drejtes ështe domosdoshmëri” tha Haliti në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.
*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.