Gurët e shtëpisë time/ Voskopojë: “Si shtëpia tënde nuk ka!”

Gurët e shtëpisë time/ Voskopojë: “Si shtëpia tënde nuk ka!”

Pikat kryesore

  • KORÇË- Voskopoja në pjesën Jug-lindore të Shqipërisë, ishte gjatë shekullit të 18 një qendër shumë e rëndësishme tregtare dhe kulturore.
  • Në kulmin e saj gjatë shekullit të 18 kishte shtëpinë e parë botuese të Ballkanit pas Stambollit, institute edukimi dhe një numër të madh kishash.
  • Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton që nga viti 1330, por lulëzoi në kulmin e saj në vitin 1764, kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë.

KORÇË- Voskopoja në pjesën Jug-lindore të Shqipërisë, ishte gjatë shekullit të 18 një qendër shumë e rëndësishme tregtare dhe kulturore. Në kulmin e saj gjatë shekullit të 18 kishte shtëpinë e parë botuese të Ballkanit pas Stambollit, institute edukimi dhe një numër të madh kishash. Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton që nga viti 1330, por lulëzoi në kulmin e saj në vitin 1764, kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Kishte Akademi, Bibliotekë, tregti të zhvilluar dhe shërbeu si urë lidhëse edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Panajot Falo, emigroi nga Voskopoja ne Zakynthos, në Greqi, dhe siç na thotë, “vjen nje dite dhe kthehesh ne vendin tend”. “Shtëpia e prindërve, vendi tënd, trualli tënd, kurrë nuk shitet…jam I kënaqur se jam në shtëpinë time. Në vend të huaj mbetesh i huaj gjithmonë.” Një familje nga Tirana, ka emigruar në Gjermani, dhe ka ardhur të shijojë Voskopojën, ushqimet tradicionale, ajri i pastër, pastërtia, lakrori, petullat dhe mishi i pjekur. “Lakrori i pari, mishi shume i mire, buka e ngrohte e bere vete”. Luan Nepravishta dhe gruaja e tij Ilektra, kanë lënë Tiranën për Voskopojën, dhe janë bërë tashmë voskopojarë. Njerëzit janë shume mikpritës, te ndihmojnë sa here te kesh nevoje, na thonë. Për familjen e ardhur nga Gjermania, buka e bërë vetë, të jep “ndjesinë sikur je në shtëpi”. Dhe, nuk mund të largohesh nga Voskopoja, pa pirë pak ujë nga çezma e gurtë. Ky fshat ka shume dashuri, tradite, mikpritje, dhe patriotizëm! Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksident në Tiranë, një i vdekur dhe një i lënduar Donald Trump zotohet për “hakmarrje” pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri Edicioni qendror me Emilian Islamin, (13/12/2025)

Lini një Përgjigje