Imri Ahmeti, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka shprehur falënderim të thellë për mbështetje e grave, të cilat i konsideron si bazamentin e suksesit në zgjedhjet e 12 tetorit. Ai theksoi se përkushtimi dhe besimi i grave janë të domosdoshme për ndërtimin e një Lipjani më të avancuar. “Gratë janë shtylla e çdo familjeje, prandaj kontributi i tyre është esencial për çdo hap të përparimit tonë të përbashkët,” ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook. Ai shtoi se me këtë mbështetje, fitorja në zgjedhjet e ardhshme është e garantuar. “Me ju, 12 tetori do të shënojë një festë të përbashkët,” përfundoi ai.
Gratë e Lipjanit, shtylla e fitores së Imri Ahmetit më 12 tetor