Pikat kryesore
- Rreth 28 mijë turistë, kryesisht të huaj, kanë vizituar muzetë e Gjirokastrës gjatë periudhës janar–qershor, duke shënuar një rritje prej rreth 20 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025-ës.
Rreth 28 mijë turistë, kryesisht të huaj, kanë vizituar muzetë e Gjirokastrës gjatë periudhës janar–qershor, duke shënuar një rritje prej rreth 20 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025-ës. Interesi më i lartë është regjistruar nga vizitorë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, të cilët po i drejtohen gjithnjë e më shumë qytetit të gurtë për të njohur historinë, kulturën dhe trashëgiminë që ofrojnë muzetë e tij. Sipas ciceronit Olsi Sinani, trendi në rritje i vizitave lidhet me vlerat e veçanta që mbartin institucionet muzeore në këtë qytet, të cilat janë kthyer në një nga pikat më të kërkuara të turizmit kulturor në jug të vendit. Në Gjirokastrën e gurtë, pjesë e trashëgimisë botërorë të UNESCO-s, muzeu I armëve, tuneli I luftës së ftohtë, muzeu etnografik dhe shtëpia Kadare ofrojnë rrëfime të ndryshme, port ë ndërlidhura mes tyre duke reflektuar jetën, kulturën dhe traditën e qytetit dhe zonave përreth. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zemra po vret të rinjtë/ Mjekët: Shtohen infarktet në moshat e reja, duhen kontrolle pas 35 vjeç Nis shpërndarja e bonusit dhe indeksimi i pensioneve/ Shpërblim 5 mijë lekë për 777 mijë persona Koçiu: Dyfishojmë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me nevoja të veçanta/ Sigurime shoqërore e shëndetësore për 14 mijë prindër e kujdestarë