/ Mirlind Daku e hap me gol sezonin e ri, sulmuesi i Kombëtares jep sinjale të forta për…

/ Mirlind Daku e hap me gol sezonin e ri, sulmuesi i Kombëtares jep sinjale të forta për…

Pikat kryesore

  • Një start pozitiv për Mirlind Dakun në prag të sezonit të ri.
  • Sulmuesi 28-vjeçar i Kombëtares la menjëherë shenjë në testin miqësor që Rubin Kazan zhvilloi ndaj Orenburg.
  • Ndeshja e luajtur në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri u mbyll me suksesin 1-2 të Orenburg, edhe pse ekipi i Dakut ishte ai që kaloi i pari në avantazh.

Një start pozitiv për Mirlind Dakun në prag të sezonit të ri. Sulmuesi 28-vjeçar i Kombëtares la menjëherë shenjë në testin miqësor që Rubin Kazan zhvilloi ndaj Orenburg. Ndeshja e luajtur në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri u mbyll me suksesin 1-2 të Orenburg, edhe pse ekipi i Dakut ishte ai që kaloi i pari në avantazh. Futbollisti shqiptar realizoi në minutën e 24-t të pjesës së parë, pasi finalizoi një aksion të bukur të ndërtuar me asistin e Shaban Haxhaj. Më pas, miqtë kthyen gjithçka në favorin e tyre me golat e Bolotov dhe Golybin. Kjo paraqitje përbën një sinjal shumë të mirë për Dakun, i cili gjatë këtij sezoni të ri do të synojë të fitojë edhe besimin e trajnerit Rolando Maran për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë në muajin shtator.

Lini një Përgjigje