Arsenali bëhet gati me 60 milionë euro për Ezri Konsa Futbollisti i Aston Villa…

Arsenali bëhet gati me 60 milionë euro për Ezri Konsa Futbollisti i Aston Villa…

Pikat kryesore

  • Në koordinim të plotë me stafin teknik, drejtuesit e “Topçinjve” po punojnë që ta mbyllin këtë operacion për të rritur qëndrueshmërinë në prapavijë dhe për të mbetur konkurrues në majat e futbollit anglez.
  • Arteta, që qëndron pas këtij projekti, e çmon lart aftësinë taktike të Konsas, i cili mund të aktivizohet si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në krahun e djathtë kur është e nevojshme.
  • Gjithsesi, vështirësia kryesore mbetet vlera e lartë që Aston Villa i ka vendosur lojtarit.

Futbollisti i Aston Villa konsiderohet një nga objektivat më të rëndësishëm të Mikel Artetës, teksa trajneri synon ta përforcojë ekipin për të mbrojtur titullin në Premier League dhe për të synuar edhe trofeun e Ligës së Kampionëve. Sipas raportimeve të The Telegraph , klubi londinez ka ndërmarrë hapat e parë në mënyrë të kujdesshme, pas interesimit fillestar për një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Aston Villas dhe një prej lojtarëve më të vlerësuar në repartin defensiv të skuadrës. Në koordinim të plotë me stafin teknik, drejtuesit e “Topçinjve” po punojnë që ta mbyllin këtë operacion për të rritur qëndrueshmërinë në prapavijë dhe për të mbetur konkurrues në majat e futbollit anglez. Arteta, që qëndron pas këtij projekti, e çmon lart aftësinë taktike të Konsas, i cili mund të aktivizohet si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në krahun e djathtë kur është e nevojshme. Gjithsesi, vështirësia kryesore mbetet vlera e lartë që Aston Villa i ka vendosur lojtarit. Raportimet thonë se klubi ku drejtor sportiv është Monchi e vlerëson kartonin e tij në rreth 70 milionë euro, një shumë më e lartë se oferta e parë e Arsenalit.

Lini një Përgjigje