Pikat kryesore
- Zjarri në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sakë, vijon të jetë aktiv, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
- Flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë që po fryn në zonë, ndërsa zjarrfikësit po hasin vështirësi për shkak të terrenit të vështirë për t’iu afruar vatrës së zjarrit.
- Në terren janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme drejt zonave të banuara dhe bizneseve pranë rrugës.
Zjarri në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sakë, vijon të jetë aktiv, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi. Flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë që po fryn në zonë, ndërsa zjarrfikësit po hasin vështirësi për shkak të terrenit të vështirë për t’iu afruar vatrës së zjarrit. Në terren janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme drejt zonave të banuara dhe bizneseve pranë rrugës. Gjatë incidentit është raportuar edhe një shpërthim brenda vatrës së zjarrit. Si pasojë dyshohet se një gur ka goditur një të ri që po udhëtonte si pasagjer në një automjet në drejtim të Shëngjinit. I riu është transportuar menjëherë në Spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Komisari i MZSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme, Agustin Pepkolaj, tha se situata mbetet e vështirë, por po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve. “Situata është e vështirë, por të gjitha forcat zjarrfikëse të Bashkisë Lezhë dhe Vaut të Dejës janë këtu. Terreni nuk është i favorshëm, po ashtu edhe era po favorizon përhapjen e flakëve. Garantojmë qytetarët se po punohet për shuarjen e zjarrit. Në anë të rrugës janë një sërë biznesesh dhe kemi vendosur automjete zjarrfikëse për të mos lejuar dëme,” u shpreh ai. Autoritetet po vijojnë punën për izolimin e plotë të zjarrit dhe parandalimin e rrezikut për zonat përreth. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Flamingot u bënë blu/ “Dhunë, perversitet e marrëzi”, Çupi: Rusia, Irani dhe Kurti po e krijojnë protestën Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, shpëton drejtuesi i mjetit Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës