Luhatet besimi tek ekonomia/ Bie nga shërbimet e ndërtimi, rritet nga industria dhe…

Luhatet besimi tek ekonomia/ Bie nga shërbimet e ndërtimi, rritet nga industria dhe…

Pikat kryesore

  • Ndikim në këtë situatë ka pasur rënia e pritshëmrive për aktivitetin sidomos në sektorin e shërbimeve dhe në ndërtim..
  • Në të kundërt, industria, tregtia dhe konsumatorët shfaqën përmirësim të perceptimit për ecurinë ekonomike, duke zbutur ndikimin negativ të sektorëve të tjerë.
  • Industria pas disa muajve me rënie regjistroi një rritje të treguesit të besimit me 0.6 pikë përqindje.

Besimi në ekonomi ka pësuar një lëkundje të lehtë përgjatë muajit të kaluar.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë muajit maj treguesi i Ndjesisë Ekonomike u ul me 0.6 pikë, por vazhdon të jetë mbi mesataren historike. Ndikim në këtë situatë ka pasur rënia e pritshëmrive për aktivitetin sidomos në sektorin e shërbimeve dhe në ndërtim.. Në të kundërt, industria, tregtia dhe konsumatorët shfaqën përmirësim të perceptimit për ecurinë ekonomike, duke zbutur ndikimin negativ të sektorëve të tjerë. Industria pas disa muajve me rënie regjistroi një rritje të treguesit të besimit me 0.6 pikë përqindje. Bizneset në këtë sektor presin përmirësim të porosive aktuale dhe eksporteve, ndërsa edhe pritjet për punësimin janë përmirësuar. Sektori I tregtisë po ashtu ka vlerësime optimiste për ecurinë e aktivitetit.Treguesi I ndjesisë ekonomike në tregti u rrit me 2.8 pikë përqindje në qershor dhe kjo u ndikua nga pritshmëritë në rritje të ecurisë aktuale të biznesit. Edhe konsumatorët kanë përcaktuar me rritje situatën e tyre financiare dhe blerjet në shuma të mëdha. Treguesi i besimit në ndërtim u ul me 0.8 pikë përqindje në qershor. Ndikuar nga rënia për kontratat porositëse, ndërkohë që aktiviteti aktual ndërtues mbeti në të njëjtat nivele. Ndërsa rënia në sektorin e shërbimeve lidhet me vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Nis shpërndarja e bonusit dhe indeksimi i pensioneve/ Shpërblim 5 mijë lekë për 777 mijë persona Koçiu: Dyfishojmë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me nevoja të veçanta/ Sigurime shoqërore e shëndetësore për 14 mijë prindër e kujdestarë Gjirokastër, 20 për qind më shumë vizitorë në muze/ Në janar-qershor, mbi 28 mijë turistë në 4 muzetë e qytetit

Lini një Përgjigje