Gjimshiti: Nuk e mendoj fundin me Kombëtaren, dua të vazhdoj sa më gjatë!

Gjimshiti: Nuk e mendoj fundin me Kombëtaren, dua të vazhdoj sa më gjatë!

Pikat kryesore

  • Kapiteni vlerësoi gjithashtu punën e bërë gjatë ditëve të para me trajnerin e ri, duke theksuar se idetë e tij janë kuptuar qartë nga skuadra.
  • I pyetur për mundësinë e vendosjes së një filozofie italiane në ekip, Gjimshiti theksoi se çdo trajner ka metodën e tij të punës, ndërsa përgjegjësia kryesore mbetet te lojtarët në fushë.
  • Sa i përket të ardhmes së tij me Kombëtaren, kapiteni la të kuptohet se nuk e mendon ende tërheqjen.

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Berat Gjimshiti, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjeve miqësore të kuqezinjve, duke theksuar se skuadra është e motivuar për të nisur një kapitull të ri nën drejtimin e stafit të ri teknik. Kapiteni vlerësoi gjithashtu punën e bërë gjatë ditëve të para me trajnerin e ri, duke theksuar se idetë e tij janë kuptuar qartë nga skuadra. I pyetur për mundësinë e vendosjes së një filozofie italiane në ekip, Gjimshiti theksoi se çdo trajner ka metodën e tij të punës, ndërsa përgjegjësia kryesore mbetet te lojtarët në fushë. Sa i përket të ardhmes së tij me Kombëtaren, kapiteni la të kuptohet se nuk e mendon ende tërheqjen. “Nuk e kam menduar fundin me Kombëtaren. Për sa kohë trupi dhe rrethi im do të më lejojnë, do të jem në fushë. Për momentin nuk po e mendoj fare”, tha ai. Duke folur për kundërshtarin e radhës, Izraeli, Gjimshiti vlerësoi zhvillimin e ekipit kundërshtar në vitet e fundit dhe cilësinë që ka në repartin ofensiv. “Izraeli ka pasur rritje në kohët e fundit dhe ka shumë cilësi në sulm. Do të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar”, nënvizoi kapiteni. Në mbyllje, ai pranoi se fundi i sezonit nuk është periudha më e lehtë për futbollistët, por atmosfera në grup mbetet pozitive falë energjive të reja dhe dëshirës për të fituar një vend në ekip. “Nuk është e thjeshtë në fundin e sezonit, por kemi frymë dhe trajner të ri. Duhet të tregojmë veten për një vend në Kombëtare. Kemi energji pozitive dhe duam të kualifikohemi në turnetë e mëdhenj”, përfundoi Gjimshiti.

Lini një Përgjigje