Pikat kryesore
- Rezultati 7-1 i “Houston Stadium” ishte i njëjti si ai i regjistruar në “Mineirão” të Belo Horizonte.
- Në takimin e djeshëm Kuraçao humbi një ndeshje grupi ndërsa Brazili, i cili ka kujtime të hidhura nga ajo që ndodhi në 2014, humbi rekordin e golave të shënur.
- Që prej ditës së djeshme Gjermania ka mundur që të kalojë për herë të parë në majën e skuadrave, të cilat kanë shënuar më shumë gola në finalet e Botërorëve.
Rezultati 7-1 i “Houston Stadium” ishte i njëjti si ai i regjistruar në “Mineirão” të Belo Horizonte. Në takimin e djeshëm Kuraçao humbi një ndeshje grupi ndërsa Brazili, i cili ka kujtime të hidhura nga ajo që ndodhi në 2014, humbi rekordin e golave të shënur. Që prej ditës së djeshme Gjermania ka mundur që të kalojë për herë të parë në majën e skuadrave, të cilat kanë shënuar më shumë gola në finalet e Botërorëve. Falë goleadës në Teksas, Gjermania ka arritur që të shënojë plot 239 gola ndërsa në vendin e dytë gjendet Brazili me 238. Ekipi i tretë për nga sasia e golave të shënuar në finalet e Botërorëve është Argjentina, e cila qëndron e distancuar me 152 gola. Listën me pesë ekipet më të mira në këtë aspekt e mbyllin Franca dhe Italia, të cilat respektivisht kanë shënuar 136 dhe 128 gola. Për Brazilin ky mund të mos jetë rekordi i vetëm që humb në këtë Kupë Bote. Pesë herë kampionët e këtij trofeu kanë mundur që të shënojnë 238 golat falë 85 lojtarëve të ndryshëm ndërsa Gjermania ka arritur shifrën e lartpërmendur falë 84 lojtarëve të ndryshëm. Përballë Kuraçaos shënuan gol për herë të parë në Botëror Nmecha, Musiala, Broën dhe Undav.