Pikat kryesore
- Tri herë kampionia e Afrikës, Bregu i Fildishtë, bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës në truallin amerikan, edhe pse gjithashtu pati fat.
- Një skuadër që nuk ishte në 2018 në Rusi e në 2022 në Katar, fitoi 1-0 ndaj Ekuadorit në grupin E, ku do të masë forcat ditët e ardhshme me Gjermaninë.
- Përballja ishte e fortë në stadiumin e Filadelfia, ku ishin gjithashtu mbi 68 000 spektatorë, një shifër që duket e njëjtë për të gjitha ndeshjet në Shtetet e Bashkuara.
U deshën 12 vjet për t’u kthyer, por ia vlejti. Tri herë kampionia e Afrikës, Bregu i Fildishtë, bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës në truallin amerikan, edhe pse gjithashtu pati fat. Një skuadër që nuk ishte në 2018 në Rusi e në 2022 në Katar, fitoi 1-0 ndaj Ekuadorit në grupin E, ku do të masë forcat ditët e ardhshme me Gjermaninë. Përballja ishte e fortë në stadiumin e Filadelfia, ku ishin gjithashtu mbi 68 000 spektatorë, një shifër që duket e njëjtë për të gjitha ndeshjet në Shtetet e Bashkuara. Bregu i Fildishtë, ekip që kurrë nuk ka kaluar fazën e grupit në kupat e botës, këtë herë duket më imponues me emra mjaft të mirë. Jo vetëm autori i golit, Amad Diallo i Mançester Junajtidit, që u la në stol fillimisht, por edhe Boni i Interit, Kesi apo Diomande i Lajpcigut, një adoleshent që kërkohet nga të gjithë klubet e mëdhenj të Europës. Amerikanolatinët nuk mund të mateshin dot me shpejtësinë apo forcën fizike dhe atletike të afrikanëve, por bënë lojën e tyre. Futbollistë teknikë, të fortë në mbrojtje dhe luftarakë, e padyshim dinakë. Disa herë e zunë në befasi kundërshtarin e ashpër, duke goditur tri herë shtyllën. Ky grup duket tepër I fortë, e padyshim që Gjermania nuk ka asgjë të sigurt. Pritet me shumë kërshëri dueli I katër herë kampionëve të botës me Bregun e Fildishtë në 20 qershor. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Irani hyn në “tokën armike”/ Përfaqësuesja aziatike pritet me protesta në Los Angeles Dyshime racizmi në Botëror/ FIFA nis hetimin për një specialist australian në VAR Suedia niset me “manita”/ Skandinavët mundën 5-1 Tunizinë, me paraqitje të madhe