Pikat kryesore
- Në listën e aplikantëve janë Loard Sallaku, Alban Çela, Dritan Lena, Uljan Shpataraku, Ardian Çipa dhe Islor Islami.
- Loard Sallaku, aktualisht mban postin e drejtorit të policisë Kukës si i komanduar.
Prej orës 10:00 të së mërkurës, gjashtë kandidatët u paraqitën përpara komisionit për të shpalosur platformat e tyre, se si mendojnë të drejtojnë punën e efektivëve blu në këto qarqe dhe cilat janë pikat kyçe të fokusit të tyre. Bazuar në ligjin e Policisë së Shtetit, në sajë edhe të pikëzimit që do të marrin pas kalimit të të gjitha fazave, pritet vetëm firma e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda për të bërë emërimet e reja. Në listën e aplikantëve janë Loard Sallaku, Alban Çela, Dritan Lena, Uljan Shpataraku, Ardian Çipa dhe Islor Islami. Loard Sallaku, aktualisht mban postin e drejtorit të policisë Kukës si i komanduar. Aban Çela këshilltar në drejtorinë e përgjithshme, Dritan Lena punonjës në drejtorinë e Forcën Kombëtare të Sigurisë, Uljan Shpataraku, punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, te departamenti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Islor Islami, aktualisht i komanduar drejtor në Drejtorinë e Policisë Korçë. Gara për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në këto qarqe u hap rreth një muaj më parë nga numri 1 i policisë së Shtetit, për shkak se këto tre drejtori mbetën pa drejtues policie, ku në Shkodër drejtori u shkarkua për shkak të dertimeve pa leje në Theth, në Korçë u shkarkua për shkak të ngjarjes së rëndë në Devoll ndërsa në Elbasan drejtori dha dorëheqjen nga radhët e uniformave blu.