Pikat kryesore
string(88) "florjan-binaj-kurdo-qe-te-caktohet-votimi-ne-do-te-marrim-pjese-me-vizionin-per-ndryshim" Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin për ndryshim Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, i cili ka zyrtarisht nisjen e fushatës së tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës si kandidat i pavarur, me mbështetje nga opozita, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procesit. Në një mesazh drejtuar qytetarëve këtë të enjte, 9 tetor, Binaj theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë vetëm hapi i parë në një rrugë të gjatë për ndryshim, duke e pozicionuar veten si përfaqësues i një politike të ndershme dhe të bazuar në besimin e qytetarëve. “Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim. Deri atëhere ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët. Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve.” , shkruan Binaj. Bashkëpunimi rajonal është monedha jonë më e fortë Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin për ndryshim Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenti Begaj Morinë/ Kapen 54 milionë lekë mallra kontrabandë drejt Kosovës, arrestohen dy persona Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Berisha përshëndet vendimin Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit, pezullohen zgjedhjet në Tiranë