Pikat kryesore
- Ekspertja Juxhina Sotiri komentoi zhvillimet në Hungari me zgjedhjet e fundit, ku Orban humbi pas disa vitesh qeverisje.
- Sotiri tha se zgjedhja e Magyar si kryeministër i ri është fitore për Bashkimin Europian.
- Sotiri shtoi se Hungaria do të vetëorientohet drejt BE dhe NATO.
Ekspertja Juxhina Sotiri komentoi zhvillimet në Hungari me zgjedhjet e fundit, ku Orban humbi pas disa vitesh qeverisje. Sotiri tha se zgjedhja e Magyar si kryeministër i ri është fitore për Bashkimin Europian. Sotiri shtoi se Hungaria do të vetëorientohet drejt BE dhe NATO. “Është një fitore për BE dhe do të ndryshojë konfigurimin e votëbesimit, pasi vota me një sentiment pro-rus dhe një euroskeptiku si Orban ishte ajo që pezullonte vendimmarrjet e duhura. Lideri i ri ka një linjë deri diku të ngjashme me Orban për integrimin në BE. Të gjitha procedurat e përshpejtuara nuk janë shumë realiste dhe të qëndrueshme, qoftë për Ukrainën dhe vendet e tjera. Ajo që është pozitive ka të bëjë me zhbllokimin e një sërë kredish që BE i jep këtyre vendeve dhe vetë Hungaria ka kredi që janë bllokuar për aferat korruptive të Orban, që çonin në një rritje të korrupsionit. Edhe për Hungarinë do të jetë një shpresë, edhe pse shihet edhe ndikimi i faktorëve të huaj. Është një vetëorientim drejt BE-së dhe NATO-s. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Trump propozon ambasadorin për Shqipërinë/ Zaloshnja: Zgjedhja e gjeneralit Wendt, për të shmangur burokracitë Konflikti SHBA-Iran/ Sondazhi: 66.9 përqind e shqiptarëve besojnë se nuk do ketë paqe afatgjatë “Ballkani ka nevojë për siguri”, Kandidatura e Wendt, Çoçoli: Zgjedhje strategjike, komunikim direkt me Shtëpinë e Bardhë