Pikat kryesore
- Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 20:00 në aksin Balldre-Torovicë.
- Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin mbi mjetin në rrethana ende të paqarta, duke u përplasur me një mur rrethues.
- Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është shtatzënë.
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 20:00 në aksin Balldre-Torovicë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin mbi mjetin në rrethana ende të paqarta, duke u përplasur me një mur rrethues. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është shtatzënë. Të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Fortifikimi i Komlikut, vlerë e rrallë arkeologjike/ Lezhë, studiuesit kërkojnë gërmime dhe mbrojtje të monumentit historik Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Besnik Pjetrin Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të përgatitemi për të vendosur tarifa për turistët