Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit/ Erdogan: Nuk e kemi humbur shpresën

Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit/ Erdogan: Nuk e kemi humbur shpresën

Pikat kryesore

  • Ankaraja është vënë në lëvizje për të ndihmuar në ruajtjen e armëpushimit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
  • Nga foltorja e Parlamentit, Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia po punon intensivisht për zgjatjen e armëpushimit dhe uljen e tensioneve që po kërcënojnë rajonin.
  • Edhe pse negociatat e fundit në Pakistan nuk prodhuan një marrëveshje, Erdogan mbetet besimplotë se diplomacia do të triumfojë mbi gjuhën e forcës.

Ankaraja është vënë në lëvizje për të ndihmuar në ruajtjen e armëpushimit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Nga foltorja e Parlamentit, Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia po punon intensivisht për zgjatjen e armëpushimit dhe uljen e tensioneve që po kërcënojnë rajonin. Edhe pse negociatat e fundit në Pakistan nuk prodhuan një marrëveshje, Erdogan mbetet besimplotë se diplomacia do të triumfojë mbi gjuhën e forcës. “Pavarësisht të gjitha vështirësive të ndeshura në procesin e negociatave mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ne nuk e kemi humbur shpresën. Ne po bëjmë sugjerimet dhe përpjekjet e nevojshme për të ulur tensionet dhe për të vazhduar bisedimet.” Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar lëvizje surprizë në ditët në vijim. “Mund të ketë sfida, mund të ketë çështje komplekse që do të kërkojnë kohë për t’u zgjidhur. Por kur fokusi është te përfitimet e paqes, dhe kur miratohet një perspektivë afatgjatë, një pjesë e rëndësishme e këtyre problemeve do të marrin zgjidhje.” Sipas tij, bota nuk duhet ta lejojë mbylljen e dritares së mundësisë që ofron armëpushimi aktual. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kremlini: Irani ka të drejtë të ketë energji bërthamore për qëllime paqësore Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West Të Gjitha Rrugët Të Çojnë në Romë/ Shqiptarët që po shkëlqejnë në zemër të gastronomisë dhe turizmit italian

Lini një Përgjigje