Pikat kryesore
- Dëshmitë në gjyq të politikanëve kanë qenë të xhiruara me kamera.
- KLGJ-ja jonë, po të ishte në lartësinë që e kërkon ligji, nuk i mbante të mbyllur te kafazi i qelqtë.
- KLGJ-ja jonë është një grup idiotësh, që nuk njohin as Kushtetutë dhe as Konventë Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Avokati Kujtim Cakrani, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, akuzoi KLGJ-në se nuk është në lartësinë që kërkon ligji dhe shtoi se nuk njeh “as Kushtetutë dhe as Konventë Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. “Ne kemi modelin italian. Dëshmitë në gjyq të politikanëve kanë qenë të xhiruara me kamera. Edhe zoti Meta i do me kamera seancat. KLGJ-ja jonë, po të ishte në lartësinë që e kërkon ligji, nuk i mbante të mbyllur te kafazi i qelqtë. KLGJ-ja jonë është një grup idiotësh, që nuk njohin as Kushtetutë dhe as Konventë Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Nëse është dikush që shkel ligjin në këtë republikë, është KLGJ-ja. Më thoni një rast në Europë që mbyllet Presidenti në bagazh, që mbyllet në dhomë e xhamit. As në rajon nuk gjen një rast të tillë. Vetëm KLGJ-ja jonë, me ligjin e saj të shëmtuar dhe të poshtër, se është ligj bolshevik. KLGJ-ja ka një qasje bolshevike ndaj personave të cilët hetohen e gjykohen. “Jemi vend në Evropë që pretendojmë të hyjmë në BE dhe Konventa Evropiane e ka të ndaluar ta mbash në kafazin e qelqtë. Si mund të mbyllësh kreun e Bashkisë, Presidentin në kafaz? Fajin e ka KLGJ-ja. Unë kam bërë kërkesë dhe kreu i gjykatës nuk më ka kthyer përgjigje. Edhe KLGJ-ja s’më ka kthyer përgjigje. E dini pse? Sepse është shkelje e Kushtetutës të mbash tjetrin të mbyllur në kafaz dhe ta gjykosh. Është diskriminim dhe poshtërim”, shtoi Cakrani.