
“Nuk e përcjell ‘Big Brother’, me të tregu drejt më duket shumë selaqki, emision për katunarë. Katunarët e përcjellin. Më fal nëse dikush mundet me u prek,” – tha ai.
Megjithatë, kjo deklaratë ka ngjallur reagime, pasi vetëm pak muaj më parë, Fero mbajti një konferencë për jetën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, duke përdorur pikërisht këtë format për t’u rikthyer në vëmendje.
Sa i përket ish-konkurrentit të BBVK, Gjestit, Fero tha se nuk e njeh personalisht, por e cilësoi si një djalë të talentuar.
“Nuk e njoh personalisht, por krejt po flasin për atë djalë edhe mua më ka rënë me rastis. Mendoj që është talent, nuk e di çfarë është puna e tij,” – u shpreh ai.
Deklaratat e Feros kanë shkaktuar diskutime në rrjet, me shumë ndjekës që e kritikojnë për mospërputhjen mes fjalëve dhe veprimeve të tij.