Pikat kryesore
- Me daljen e Udhëzimit të Ministrisë së Financave ka nisur zbatimi i Ligjit nr.
- 86/2025 për faljen dhe lehtësimin e detyrimeve edhe të taksave dhe tarifave vendore.
- Sipas përcaktimeve të ligjit, detyrimet që i përkasin periudhës deri më 31 Dhjetor 2014 fshihen plotësisht, pa kryer asnjë pagesë dhe pa pasur nevojë për asnjë veprim nga ana e taksapaguesit vendor.
Me daljen e Udhëzimit të Ministrisë së Financave ka nisur zbatimi i Ligjit nr. 86/2025 për faljen dhe lehtësimin e detyrimeve edhe të taksave dhe tarifave vendore. Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave vendore njofton qytetarët pronarë të njësive tregtare dhe bizneset, që rezultojnë debitorë për detyrimet vendore se mund të përfitojnë nga fshirja e plotë ose e pjesshme e detyrimeve, si dhe nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, sipas periudhës së krijimit të tyre. Sipas përcaktimeve të ligjit, detyrimet që i përkasin periudhës deri më 31 Dhjetor 2014 fshihen plotësisht, pa kryer asnjë pagesë dhe pa pasur nevojë për asnjë veprim nga ana e taksapaguesit vendor. Në të dy rastet falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat. Gjithashtu, në rastet kur principali është paguar më herët dhe kanë mbetur vetëm gjoba apo kamatëvonesa, edhe këto detyrime falen. Pas kryerjes së pagesës, falen gjobat dhe kamatëvonesat. Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që, gjatë kryerjes së pagesës, të specifikojnë me patjetër në përshkrim se pagesa po realizohet në bazë të ligjit të faljes. Taksapaguesit mund të kontrollojnë detyrimet e tyre përmes platformës e-Albania. Për çdo paqartësi ose informacion të mëtejshëm, taksapaguesit kryqytetas mund të shkruajnë në adresën elektronike taksat@tirana.al ose të paraqiten pranë sporteleve fizike të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore. Nga kjo falje përjashtohen subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetim penal për vepra në fushën tatimore dhe doganore.