“Është homoseksual” – Përplasje e fortë mes Limit dhe Yllit në “Ferma VIP”: “Më ke kërcënuar!”

Spektakli “Ferma VIP” ka vetëm pesë ditë që ka nisur, por tensionet dhe përplasjet mes banorëve nuk kanë munguar. Në qendër të vëmendjes këtë herë janë Limi dhe Ylli, të cilët kanë pasur një debat të fortë që u transmetua gjatë episodit të fundit.

Gjithçka nisi pas një deklarate të Limit, i cili aludoi për orientimin seksual të Yllit, duke thënë publikisht se ai është homoseksual. Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Yllit, i cili e mohoi kategorikisht këtë gjë dhe e quajti të papërshtatshme ndërhyrjen e Limit në jetën e tij private.

Ylli u shpreh:
“Limi është djalë i mirë, por nuk mund të përcaktojë seksualitetin e tjetrit. Është thjesht mendimi i tij. E them publikisht që nuk jam gej. Ai më ka kërcënuar. Më tha: ‘Kur të dalim jashtë, do e shohësh!’ Nuk po them që është djalë i keq, por kjo është ajo që ndodhi.”

Ndërsa nga ana tjetër, Limi qëndroi pas qëndrimeve të tij, duke theksuar se mënyra se si sillet Ylli i ka krijuar përshtypjen që ai mund të jetë homoseksual. Sipas tij, disa veprime dhe sjellje nuk janë të përshtatshme për një burrë.

Limi u shpreh:
“M’u duk djalë i mirë në fillim. Por pastaj ndryshova mendim. Gjatë bisedave për familjen mu duk fallco. Punët në shtëpi i bën thjesht për të rënë në sy. Deklaratën e dhashë nga mënyra si rri, si flet, si ndërvepron. Zihet vetëm me gocat. Nuk më duket burrë.”

Në debat u përfshi edhe Zhaku, e cila ndërhyri ashpër, duke i kujtuar Limit se orientimi seksual i dikujt nuk është arsye për ta gjykuar apo për ta ndarë nga të tjerët.

Zhaku reagoi:
“Nuk ka çfarë të duhet ty seksualiteti i një personi! Pse të shqetëson? Ke frikë se të kap me zor natën?”

Përplasja ka ndezur diskutime të shumta edhe jashtë fermës, ku publiku është ndarë mes atyre që e mbrojnë të drejtën e Yllit për privatësi dhe atyre që mbështesin të drejtën e shprehjes së opinionit – sado i debatueshëm të jetë ai.

A do të ndikojë kjo përplasje në dinamikat e fermës? Mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme.

Lini një Përgjigje