Gara për Bashkinë Tiranë/ Erion Braçe: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim dhe nuk…

Gara për Bashkinë Tiranë/ Erion Braçe: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim dhe nuk…

Pikat kryesore

  • Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar publikisht mbi ambicien e tij për të kandiduar në bashkinë e Tiranës.
  • Në Facebook, Braçe thekson se nuk ka pasur asnjë bisedë me Ramën për kandidimin e tij dhe se nuk është “vendosur” nga ai për të garuar.
  • Ai shton se qëllimi i tij nuk është përplasje me individë, por adresimi i problemeve të qeverisjes vendore dhe përmirësimi i shërbimeve publike për qytetarët.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar publikisht mbi ambicien e tij për të kandiduar në bashkinë e Tiranës. Në Facebook, Braçe thekson se nuk ka pasur asnjë bisedë me Ramën për kandidimin e tij dhe se nuk është “vendosur” nga ai për të garuar. Ai nënvizon se qëndrimi i tij bazohet në parime të brendshme të Partisë Socialiste dhe në nevojën për një proces më demokratik, ku vendimmarrja të mos zëvendësohet nga emërime apo njoftime të njëanshme, por nga vota dhe përfshirja e anëtarëve. “Nuk është mungesë respekti; përkundrazi është respekt ndaj asaj qe është-kryetari i PS, i pari i barabarte mes të barabartëve ne një parti qe duhet te zgjedhe me vote te anëtareve, simpatizantëve, te majtëve ne tërësi, njerëzit qe ata duan qe ti përfaqësojnë dhe rrugën qe duhet te ndjekin. Janë parime te Gushtit 2005 qe bën ndryshimin dhe unë i qëndroj, veçanërisht kur u be kohe qe gara, merita, vota, janë zëvendësuar me njoftime ne mur, te kryera, e qe kane bere njerëz te pa votuar e te pa votueshem, drejtues ne nivele te ndryshme”, shkruan ndër të tjera Braçe. Ai shton se qëllimi i tij nuk është përplasje me individë, por adresimi i problemeve të qeverisjes vendore dhe përmirësimi i shërbimeve publike për qytetarët. #TIRANA💜 E TE GJITHEVE PERGJIGJE TE GJITHA ALUDIMEVE TE DY JAVEVE; 1. NUK KAM FOLUR ME EDI RAMEN PER KANDIDIMIN TIM 2. NUK ME KA NXJERRE EDI RAMA TE KANDIDOJ 3. INTERESI IM PARIMET, CESHTJET E LIDHURA ME TO, SHERBIMI NDAJ QYTETIT, JO SULMI NDAJ KUJTDO PO E PERSERIS: UNE NUK LUAJ, NUK TALLEM ME KERKEND, AS ME QYTETIN E AS POPULLIN E TIJ! 1. JOOO, NUK KAM FOLUR ME EDI RAMEN PER KANDIDIMIN TIM; Nuk eshte mungese respekti; perkundrazi eshte respekt ndaj asaj qe eshte-kryetari i PS, i pari i barabarte mes te barabarteve ne nje parti qe duhet te zgjedhe me vote te anetareve, simpatizanteve, te majteve ne teresi, njerezit qe ata duan qe ti perfaqesojne dhe rrugen qe duhet te ndjekin. Jane parime te Gushtit 2005 qe ben ndryshimin dhe une i qendroj, vecanerisht kur u be kohe qe gara, merita, vota, jane zevendesuar me njoftime ne mur, te kryera, e qe kane bere njerez te pa votuar e te pa votueshem, drejtues ne nivele te ndryshme. 2. JOOO, NUK ME KA NXJERRE EDI RAMA TE KANDIDOJ, NISUR NGA NEVOJA TE TIJ, TE PS NE KETE MOMENT, TE MIAT SI NDER APO QOKE, NEVOJA PER TE LARGUAR NE KETE MENYRE OGERTA MANASTIRLIUN NGA KJO TE THEMI GARE; kush me njeh e di fare mire qe nese do te ishin keto arsyet, une i pari do te refuzoja, sic e kam bere shpesh ne kohe te ndryshme. Dua tu kujtoj se mendimin per te kandiduar e kam shprehur qarte ne mbledhjen e Asamblese se PS te njesise 5; pra ne strukturat e PS-jo jashte saj, ka qene nje mendim i pjekur dhe nje pergjigje per mijera njerez te ketij qyteti qe kam takuar ne lagjet e rruget e tij, pergjigje edhe ndaj mijera socialisteve te ketij qyteti me te cilet e kam diskutuar kete. Per te qartesuar, kam kerkuar nje proces te gjere, perfshires, demokratik e jo favor-qoke kariere! 3. JOOO, NUK ESHTE SULM E NUK KAM NDERMEND TE SULMOJ EDI RAMEN PER KETE; Ne kaq vite ne politike e sherbim publik, NUK MERREM ME NJEREZIT, PERSONIN, INDIVIDIN, merrem me parimet, ceshtjet qe burojne e lidhen me menyren si parimet zbatohen dhe qe kane ndikim ne jetet e njerezve. Dua ta them, i jam pergjigjur nevojave te ketij qyteti prej nje viti, ne menyre sporadike edhe me heret. Tani eshte me rende: ky qytet as po veteqeveriset dhe as po qeveriset prej nje viti. Eshte ne renie te lire ne cdo aspekt, vecanerisht ligji e rregulli, SHERBIMET per popullin e tij. Ky eshte shqetesimi im, ate dua te perball; reformimi i plote i proceseve dhe rikthimi i nje sherbimi me te mire per ta bere qytet te te gjitheve, jo thjesht te atyre qe vetem perfitojne. Pra qellimi im eshte ti kthej qytetit punen qe ne krye te tij, jo sulmin-sulmet ndaj gjithkujt; SIC PO E BEJ CDO DITE NE NJESINE 5✋ DEPUTETIN QE NUK E KISHTE PREJ 4 VITESH, ASHTU DO TE BEJ KRYEPUNETORIN PER QYTETIN E POPULLIN E TIJ!

Lini një Përgjigje