Autobusi me fëmijë batohet në Zvërnec, shefi i zjarrfikësve jep detaje nga operacioni për…

Autobusi me fëmijë batohet në Zvërnec, shefi i zjarrfikësve jep detaje nga operacioni për…

Pikat kryesore

  • Shefi i Ndërhyrjes së Shpejtë në Repartin Zjarrfikës të Vlorës, Luan Kapaj, ka dhënë detaje mbi operacionin e shpëtimit të nxënësve në autobusin që u përmbys në anë të rrugës që të çon drejt Manastirit të Zvërnecit.
  • Në një deklaratë për mediat ai tha se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, duke bërë të mundur hapjen e derës së autobusit dhe nxjerrjen e fëmijëve pa rrezikuar asnjë prej tyre.
  • “Shërbimi zjarrfikës mori një tel urgjente ku në zonën e Zvërnecit njënjë autobus që kishte dalë nga rruga autobusi ishte plot më fëmijë.

Shefi i Ndërhyrjes së Shpejtë në Repartin Zjarrfikës të Vlorës, Luan Kapaj, ka dhënë detaje mbi operacionin e shpëtimit të nxënësve në autobusin që u përmbys në anë të rrugës që të çon drejt Manastirit të Zvërnecit. Në një deklaratë për mediat ai tha se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, duke bërë të mundur hapjen e derës së autobusit dhe nxjerrjen e fëmijëve pa rrezikuar asnjë prej tyre. “Shërbimi zjarrfikës mori një tel urgjente ku në zonën e Zvërnecit njënjë autobus që kishte dalë nga rruga autobusi ishte plot më fëmijë. Menjëherë shërbimi zjarrfikës u vu në dispozicion për të bërë të mundur hapjen e derës dhe nxjerrjen e tyre pa rrezikuar asnjë fëmijë. Ishte kapur në një anë kanali dhe nuk ishte batuar plotësisht. Falë ndërhyrjes së shpejtë fëmijët u nxorën pa u lënduar”, tha ai.

Lini një Përgjigje