Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në finalen e Festivalit Kombëtar të Shkencës, ku mbajti edhe një fjalim përshëndetës.
- Kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat edhe me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, duke thënë se më në fund “një gjerman bashkëpunon me komshiu”.
- Ndër të tjera, Rama siguroi 6000 nxënësit pjesëmarrës nga 300 gjimnaze të Shqipërisë se qeveria do t’i përkrahë vazhdimisht për të krijuar një sistem për projektet e reja.
Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në finalen e Festivalit Kombëtar të Shkencës, ku mbajti edhe një fjalim përshëndetës. Kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat edhe me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, duke thënë se më në fund “një gjerman bashkëpunon me komshiu”. Ndër të tjera, Rama siguroi 6000 nxënësit pjesëmarrës nga 300 gjimnaze të Shqipërisë se qeveria do t’i përkrahë vazhdimisht për të krijuar një sistem për projektet e reja. “Pashë me kënaqësi që edhe ambasadori i Gjermanisë është këtu i pranishëm, jo thjesht për të përfaqësuar vendin, por si fqinji i shkollës ‘Sami Frashri’, sepse i ndan vetëm një rrugë ambasadën gjermane nga shkolla ‘Sami Frashri’. Më në fund pamë edhe në një gjerman që bashkëpunon me komshiun dhe pavarësisht se duhet të jetë i baraslarguar me të gjithë, por komshiu është komshiu. Përtej shakasë një falënderim për qeverinë gjermane, për qeveritë e vendeve të tjera që mbështesin projektet tona dhe për të mirëpriturin ambasadorin e BE, i cili përfaqëson një forcë të jashtëzakonshme mbështetëse në fushën e dixhitalizimit, teknologjive të reja që është BE” , tha Rama.