Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj në një romancë? Zbulohet e vërteta pas thashethemeve që kanë “trazuar” rrjetin

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për projektet muzikore, por për një thashethem që ka ndezur rrjetin: një lidhje e mundshme romantike mes tyre, pas ndarjeve nga partnerët respektivë.

Pas divorcit të Xhensilës me aktorin e humorit Bes Kallaku – me të cilin ka dy fëmijë, Ajkën dhe Amenin – dhe ndarjes së Ledrit nga partnerja e tij, Sara Hoxha, me të cilën ka vajzën Poem Blu, zërat për një afrim mes dy këngëtarëve kanë marrë dhenë.

Sipas raportimeve nga mediat, dyshja janë parë shpesh kohët e fundit nën shoqërinë e njëri-tjetrit në lokale të njohura të Prishtinës, madje edhe në Prizren. Kjo ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me spekulime për një lidhje të re mes dy artistëve të njohur.

Megjithatë, burime pranë tyre bëjnë me dije se gjithë kjo zhurmë është pjesë e një strategjie marketingu për projektin e tyre më të ri muzikor. Mesa duket, Ledri dhe Xhensila kanë vendosur të krijojnë pak “mister” dhe “buzz” për të promovuar këngën e re që pritet të publikohet shumë shpejt.

Në fakt, kjo nuk do ishte hera e parë që artistët përdorin zërat për jetën personale si pjesë të një fushate promovimi – dhe me emrat e tyre, suksesi i projektit duket i garantuar.

Ndërkohë, mediat në Kosovë vazhdojnë të shkruajnë për një lidhje të mundshme mes dyshes, por realiteti duket të jetë më shumë profesional se romantik. Burime pranë Ledrit konfirmojnë se ai vijon lidhjen me Rina Zaitin, ndërsa për jetën private të Xhensilës pas divorcit nuk ka ende shumë informacion.

Kujtojmë që Xhensila, pak muaj më parë, foli publikisht për ndarjen nga Bes Kallaku, duke theksuar se mungesa e komunikimit dhe ndarja emocionale mes tyre ishte arsyeja kryesore.

“Ka vite që përpiqeshim ta sistemojmë lidhjen tonë. Kur marrëdhënia bëhet toksike për ty, për fëmijët dhe për partnerin, vendimi duhet marrë. Dhe unë e mora”, – u shpreh ajo në një intervistë.

Tani mbetet për t’u parë nëse kënga e re do e vërtetojë talentin e tyre muzikor apo do ngatërrohet edhe më shumë me thashethemet për një romancë që… ndoshta s’është vetëm për këngë.

Lini një Përgjigje