Shkarkimi i Erion Veliajt, Fitim Zekthi: Ishte vendim i vonuar, donte të përdorte detyrën për tu mbrojtur nga akuzat Në rubrikën “Opinion” në News24 ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi i cili diskutoi për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut ditën e djeshme. Ai tha se Veliaj mund ta ketë përjetuar si një thikë pas shpine dhe se si procedurë ka qënë e vonuar pasi ai prej shtatë muajsh nuk ndodhet jashtë funksioneve të bashkisë. Sipas Zekthit Veliaj nuk është larguar nga posti i kryebashkiakut pasi ka përdorur edhe detyrën e tij që të mbrohej nga akuzat. Gjatë fjalës në studio, Zekthi theksoi se Veliaj ka qënë viktimë e zullumit të tij dhe se ai do ta ankimojë vendimin pasi e quan të paligjshëm. loading…