VIDEO/ “Të të vjedhin me telefon në dorë”, Erion Braçe denoncon personin kyç në skemën e mashtrimit online përmes XUEX: Ja si transferoheshin paratë Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar sot një nga personat që ai e quan kyç në skemën e mashtrimit online përmes platformës XUEX e cila funksiononte si skemë piramidale online. Braçe, përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale ka shpjeguar se si Joana, vidhte qytetarët duke iu marrë paratë nga llogaria bankare drejt Binance, e më pas nga Binance drejt XUEX. “Kjo është video më domethënëse-provë për piramidat online dhe Joana ka rekrutuar njerëz që grumbullonin paratë për piramidën”, shkruan Braçe. TE TE VJEDHIN ME TELEFON NE DORE!! KESHTU JU MERRNIN LEKET NGA LLOGARIA BANKARE NE BINANCE DHE NGA BINANCE NE XUEX! Shiheni VIDEON, NJERA NGA TE DYJA ESHTE JOANA; PERSONI KYC QE KA DREJTUAR TRAJNIME ME AGJENTET qe rekrutonin njerez e grumbullonin parate per PIRAMIDEN! loading…
Erion Braçe shpall VIDEO/ “Të të vjedhin me telefon në dorë”, denoncon personin kyç në…